versioni im i te vertetes


Disa njerez vertete qe nuk dine te sillen…!

Shkova ne nje supermarket ketu afer per te blere dicka dhe ne nje menyre jo te drejtperdrejte ndjeva zemerimin e madh te nje nga tipave te njerezve me ”buzevarur” qe egzistojne,behet fjale pikerisht per ato mamate me shume femije! Ajo ishte mbrapa meje duke mermeritur gjithe inat se sa te ngavashte dhe te lodhshem njerezit jane. Meee ne fuuund i erdhi radha…

Mamaja bjonde me tualet te mbingarkuar dhe me vath ne hunde: C´dreqin beni keshtu? kjo eshte skandaloze!

Vajza ne kase: me falni??

Mamaja bjonde me tualet te mbingarkuar dhe me vath ne hunde: Kasat jane shume te vogla! Nuk nxene as karrocen,e kam lene andej mbrapa,do me duhet ti bie reth e rrotull per ta mare. Kjo eshte shume e panevojshme.

Vajza ne kase (duke pare radhen qe sa vinte e behej me e madhe): eehh…

Mamaja bjonde me tualet te mbingarkuar dhe me vath ne hunde: Duhet ti beni kasat me te gjera. njerezit duhet te arrijne te dalin qe ketej!

vajza ne kase (ben sikur nuk e degjon): 238,50 korona ju lutem.

Mamaja bjonde me tualet te mbingarkuar dhe me vath ne hunde (kerkon portofolin): Shikon..nuk gjej as portofolin.Do e kem lene ne ate dreq karroce te mallkuar!

Me pas kjo grua kaq luftarake iken me hapa te vendosur, kthehet me karrocen e saj te stermadhe me tre klysha brenda,parkon karrocen moster dhe fillon te kerkoje per portofolin. Une mora arratine kshuqe nuk e pash dot si perfundoi. Mundesia eshte e madhe mos te kete perfunduar mire per asnjeren nga palet…

Po pyetja eshte pse duhet te sillemi kaq keq? Eshte normale qe asnjerit nga ne nuk na shkon jeta gjithmone vaj,te gjithe kemi dite te kqija por nuk mendoni dhe ju qe disa njerez do ishte me mire mos te dukeshin fare ne publik?!! Dhe pyetja fundit,te cilen e kam menduar qekur u zhduka qe aty, pse ne ate moment vendosa te heshtja ne vend qe te hapja gojen e tja beja te ditur nenes me tre femije qe ishte duke u sjelle si nje adoleshente e pacipe?!